onsdag 30. juni 2010

Endrra e humbur

Përtej fjalës
kalldrëm i shtruar me gur
puthitet shputash t'lodhura.
Për vehten paskam heshtë,
jo për njerzit !

C'a t'themë..,
ku qenkam nisur kështu ?!
Me cfarë ti veshë tashti
bulevardet e ëndrrave ?

fredag 25. juni 2010

E shihja,
tek e largonte ecja vëmendshëm.
Dëshira e fjetur i fliste me zërin e heshtur.

Në peshore të hamendjes
të tjera arsye i peshonin më rand.
Koka i varej mbi supe.

Mund ta ndalja , sa ti rrëfeja ,
se dashuria peshon më shumë në damar të zemrës.
..por e lashë të ikte.
E lashë !

Mbeti vetëm një re blu;
..se mbi të flinin t'përhiturit
ëndrre t'pa paprekur
ndonjiherë !

onsdag 23. juni 2010

Rrahej fytyra e diellit
nga floku i thinjur shpërndar nëpër qiell.
E muzgu binte si vello e errët vejushe
më varej krahësh si pelerine.

Tani lermë të bartë dhëmbjet tua
Plagën tënde do bartë, gjithsesi !

mandag 21. juni 2010

Një ditë
do t'i gjejshë të flakura
vetëm këpucët e ëndrrave,
bregnajës nën dritëhënë.

Dhe unë do të të gjejë te secili nga pak
por te asnjeri të tërin.
Dhe kur një këngë nga largësia
do t'më shungëlloi : ''ja ku jam...''
..eh, si ta dija se ti je Ti.

Të mbathurat e mija
do vazhdojn të mbesin
gjurmët e të ''ëmblës Isabel''.

Dhe ti heshtë...

Nga një djallë i fshehur në secilin fle.
Mos i thirr të djallshmës
as kur gjërat duken ndryshe nga që janë.
C'u zgjuen histerit, t'më grryejn aty ku je;
ku han veten tënde në timen.
Sa u patem dashur
t'mbërthyer si binjakë siamez
në zemër arre ngujuar.
Vijn duke u ngushtuar hapsirat
kur brylon zhgënjimi deri në lëndim.
Sa dhemb te vetja, ma shumë se gjithku tjetër.
E ti heshtje !
Si t'lshoi kur cdo humbje ka të veten...;
..mejte dhimbje shekullore
tani tonën ta meje...
''(Pika më raft sa ti deshta shpatullat)''.

fredag 18. juni 2010

Bjeshka ime
të mblodha gjallërin dhe nëpër gur.
Bulzimi, ishte apo s'ishte i jetshëm ?
po nën strehë ujvare, si ta zëja rrjedhën n'grushta.
Thue t'jet rudina e shkelun, tej'horizonti im.
Vjeshtimi, ështe e s'ështe i mortshëm.
Druajë, vetquhesh i ndjerë,
e gjallë tej'vritem , s'druan ?

onsdag 9. juni 2010

N'rima që ngecin
po shprushet veq pushi i dhembjes
qindëvjeqare;
..sonte, më pakë nëpër plagë
më ca nëpër frikë...
Në akorde t'zemrës
luan drithmë gjethi.
Veshtrimin qetsues kërkoi,
ani pse e gjejë vetëm në mendje,
ani se nuk e di ku mund të ishin
sy të tillë. Më s'kan orë mungesat e gjata;
jan njësuar në një të ftohët e t'pafund
që nuk le kthim
për mallë as për harrim,
a për ceremoni humbjeje.
Të tjerë janë sonte këtu
dhe kësaj radhe, ata po heshtin.
..E unë po hecë, megjithate,
në valë ajri e përmes turmës,
tentoi të shkelë horizontin
e gravitacioni i tokës më shpërfillë.

søndag 6. juni 2010

***

Njëqindë vjetë
në kandar t'zemrës, mike.
Borxhi është hak,
e dhana hua - virtyt.
Ne paqa tatëpjetën e gurit udhë,
ndëshkimin t'huaj e pata,
e njerëzit i kisha t'mit.

fredag 4. juni 2010

Këndellje




Endem,
të qenshmes së një panorame të vdekur.
Këndellem në duar të ashpëra ere,
krejtë e vetme...

Paske ikur shpirt !
..përtejë hapave në këpucë ëndrrash.
'Tej vështrimit e kohës.




Në vijë uji



Pa cka se në dukje ishin dy botëra...
Të ënderrten dhe te prekshmen,
i ndante vetëm një vijë uji...

..harroja njerëzit,
kohën,
bulevardet,
parqet e qytetit,
festat,
hobit
e manit.

S'ështe hera e parë
që rri në zonën neutrale;
ani pse ti i trembur prisje zgjimin tim.
Unë e zgjuar isha,
të dalloja,të zgjidhja,
dhe hiq e lehtë t'zihej një botë e tërë në grusht.
Pjesa më e madhe e të vertetës
ngelej pa ty - dhe unë i ikja
si dija e si mundja.

S'të kërkoja gjëkundi,
ti kishe lën flokun ne krehërin tim,
dhe buzëqeshjen n'pasqyrën time.
Një ditë edhe mbetja tjetër e botës
do të bindet tmerrshëm
se s'ce gjithcka vetëm një pako ëndrre.

Brenda elipsesejes mjegullore
ti ishe bota ime;
njerzit, koha,
bulevardet, parqet e festat e qytetit
dhe mania ime.