tirsdag 20. juli 2010

Tê pyesnim hënën..
Hënën të pyesnim
kush ia falë shkëlqimin e artë.

Yjet,
c'i mban të mos ndizën
nga prushi i vet
në erën e lehtë të natës ?!

Pyetni dashurin do t'na thoshin ?!

lørdag 17. juli 2010

Mundet që...

Mundet që...

>>..harrojm ndonjihere
se reja është liqe loti që thahet në erë...<<

Vranja e tej e ndan
bënte të kujtonim se u mbrri shuarja e yjeve.
Kur ato bënë një sy gjumë nate
ne menduam atë të fundit ''largë coftë''.

Mundet që..,
që t'krisur nga frika se humbim tej të keqes,
tej të mirës mund t'kishim ikur,
Atje ku më nuk do yllzonte asgjë,
c'kishte humbur shihej qart.

Shtrirje e një heshtjeje t'pamat
krijohej në harkun e vështrimit hapsinor;
trishtim i derdhun
mbi cdo gjurmë të gjithckajes në munges.
C'pretendonim ndjehej gjithashtu,
oh,aq kreshpërueshëm ndjehej.

Rikthimin sikur kishim lënë
në puthje të dritës
prapa një mugëtire që do të vdiste gjithsesi.
Vetëm pse s'ishim kujtuar më parë,
se reja edhe mund të këmbej vdekjen njerzore
me lotët e dëlirët.

Mendonim se jemi aq afër shkymjes
e për pak sa s'u bëmë një me ''të''.
Dhe vërtet harrojm ndonjëhere
të mos harrojm se...
Se retë qenkan ujdhesa t'bartshme,
e ne mbesim po këtu.

torsdag 15. juli 2010

Vallzim
























Erdhë...
Ere a puhizë ?
Dicka prejë të dyjave
i'a shkulte flokun e thinjur diellit.
Një e kthjellur qiellore
binte si e reshur blu
dhe pikturonte trazimin e hirt të detit.

Syri diellor
më maste nga koka te këmbët.
Me fije të arta, thurte fustanin e mëndafshët.
Më vishte madhështia e mëngjesit;
flokëve më vishej,
më binte syshë
e rrëshqiste buzësh.
Ndjeshëm shpërbëhej
t'merrësisht ndjeshëm,
ambëlsisht brendshëm,
padurueshëm thellshëm.

Syni vështronte ndërmjet rrezesh
të veshurën time prejë vajze
dhe vallzimin tim prejë gruaje.
Qeshte a qante nuk e di;
dicka prejë të dyjave
kthehej në gurr goj'amël.

S'dija tjetër
vecse të ndiqja melodin e tij prejë djali
e vrrullin e tij prejë burri,
në vallzim tango
në përputhje me dritën
ribëhej..,
ribëhej udha e ëndrrës
dhe përqafimi i Atij
ishte fundi i sajë.

tirsdag 13. juli 2010

Lot dashurie

Pamvarsisht t'gjitha ikjeve
dhe dyshimeve pamvarsisht,
me një t'vështruar me merrë
aty ku mbase unë gjithmon rri
pavetëdijshëm.

Dhe mu këtu,
këtu ku përherë ty t'njej'
si gurr goj'amël
kurr s'men
as si rrjedhë as si kang
pamvarsisht se ti nuk e dije.

Përqafohemi
pamvarsisht bjeshkëve
oqeaneve, deterave
horizonteve pamvarsisht...

E pamvarsisht mungeseave t'mëdha
boshllëqeve që kurr nuk ngopen
ditëve që më nuk do ti zëmë,
krahëve të hapura t'mallit, pamvarsisht...
Me një t'buzqeshur më ngërthen të tërën
si një lot gëzimi e dashurie.

Pamvarsisht...
..duhemi ne,
dhe a s'është kjo e bukur ?!

søndag 11. juli 2010

Pritmë...























..si dje,
te kangjellat e lulishtes, pritmë!
Vetëm gishtrinjët do i ngjyej në hoje ëndrrash.
E pranoj, flatrim mi epin krahëve prej zogu,
(t'plagosur).

Mos ik !
Burr ribëhu mbi të epshmën tënde.
Ti mbyll aromen në peshtaf,
unë lastarët e dëshirave do ti lidhë.

fredag 9. juli 2010

Eja

Eja...!
..vec një hap më këtej,
preke ëndrrën rrezeartë.
C'është largësia para syrit,
nëse vështrimi mbrrin deri aty
ku gjallon një zemër.
Një jetë do të hecja për atë prekje,
dhe sikur t'vdisja në fundë
nga ngrohtësi e sajë.

tirsdag 6. juli 2010

I heshtur e tërë ikje...
S'di pse po aq i uj't
m'lëvrin damarësh.
Lëvaret pinjoll i dhembjes
kur largohesh.
Tërë ndjekje t'njoha !
Kthehesh në ketër flak'zash,
nëpër zikzake pulsesh,
dhe s'kuptoi
c'më bënë kaq të digjshme
duarve të mia.
Sërish m'robrojn
gjarperinje zjarresh
të ajr'tit kryq.
Dhe kështu e brisht sic jam
derdhesh lirshëm...Ti,
rrëkeja e etjes time.