tirsdag 6. juli 2010

I heshtur e tërë ikje...
S'di pse po aq i uj't
m'lëvrin damarësh.
Lëvaret pinjoll i dhembjes
kur largohesh.
Tërë ndjekje t'njoha !
Kthehesh në ketër flak'zash,
nëpër zikzake pulsesh,
dhe s'kuptoi
c'më bënë kaq të digjshme
duarve të mia.
Sërish m'robrojn
gjarperinje zjarresh
të ajr'tit kryq.
Dhe kështu e brisht sic jam
derdhesh lirshëm...Ti,
rrëkeja e etjes time.

Ingen kommentarer:

Legg inn en kommentar