torsdag 15. juli 2010

Vallzim
























Erdhë...
Ere a puhizë ?
Dicka prejë të dyjave
i'a shkulte flokun e thinjur diellit.
Një e kthjellur qiellore
binte si e reshur blu
dhe pikturonte trazimin e hirt të detit.

Syri diellor
më maste nga koka te këmbët.
Me fije të arta, thurte fustanin e mëndafshët.
Më vishte madhështia e mëngjesit;
flokëve më vishej,
më binte syshë
e rrëshqiste buzësh.
Ndjeshëm shpërbëhej
t'merrësisht ndjeshëm,
ambëlsisht brendshëm,
padurueshëm thellshëm.

Syni vështronte ndërmjet rrezesh
të veshurën time prejë vajze
dhe vallzimin tim prejë gruaje.
Qeshte a qante nuk e di;
dicka prejë të dyjave
kthehej në gurr goj'amël.

S'dija tjetër
vecse të ndiqja melodin e tij prejë djali
e vrrullin e tij prejë burri,
në vallzim tango
në përputhje me dritën
ribëhej..,
ribëhej udha e ëndrrës
dhe përqafimi i Atij
ishte fundi i sajë.

Ingen kommentarer:

Legg inn en kommentar