tirsdag 6. juli 2010

Dikush i trembi pulbardhat !
..dhe u bë mirë që më s'mund t'a ribëjmë lojën e tyre.
S'dua më t'jem balerine ajri
as t'zgjohem mbi flutura t'ngordhura ëndrrash,
..ani se qe vallzim i bukur.
Dua tërhqeje t'rrëmbimthët duarsh
t'mujtshme me trand valë t'bujshme deti
- nën lëkur-
lëvizjen e valsit tënd ta n'jej.
Mbrenda - përbrenda njeriut
po ribëhet një tjetër grua,
e ti dëshiron të mbesësh
po ai - gjithmon diku për mua.
Dhe ti mund të jesh kudo,
e di;ndiej duhin e gjirit të detit
që tenton t'më rivesh me vallen e pulbardhave,
por unë dua t'rizgjohem përqafimit tënd
dhe të valzohem nga frymë buzësh
në tërbim deti t'cmendur.
- Kështu sic të dua..;
liroje engjullin qiellit,
njeriun më ep - burrin...!
Rilindjen e vdisjeve t'mia falma..,
pa të të epem deri në shpirt
si frymes time t'fundit.

Ingen kommentarer:

Legg inn en kommentar