lørdag 17. juli 2010

Mundet që...

Mundet që...

>>..harrojm ndonjihere
se reja është liqe loti që thahet në erë...<<

Vranja e tej e ndan
bënte të kujtonim se u mbrri shuarja e yjeve.
Kur ato bënë një sy gjumë nate
ne menduam atë të fundit ''largë coftë''.

Mundet që..,
që t'krisur nga frika se humbim tej të keqes,
tej të mirës mund t'kishim ikur,
Atje ku më nuk do yllzonte asgjë,
c'kishte humbur shihej qart.

Shtrirje e një heshtjeje t'pamat
krijohej në harkun e vështrimit hapsinor;
trishtim i derdhun
mbi cdo gjurmë të gjithckajes në munges.
C'pretendonim ndjehej gjithashtu,
oh,aq kreshpërueshëm ndjehej.

Rikthimin sikur kishim lënë
në puthje të dritës
prapa një mugëtire që do të vdiste gjithsesi.
Vetëm pse s'ishim kujtuar më parë,
se reja edhe mund të këmbej vdekjen njerzore
me lotët e dëlirët.

Mendonim se jemi aq afër shkymjes
e për pak sa s'u bëmë një me ''të''.
Dhe vërtet harrojm ndonjëhere
të mos harrojm se...
Se retë qenkan ujdhesa t'bartshme,
e ne mbesim po këtu.

Ingen kommentarer:

Legg inn en kommentar