Ke pare detin ndonjiherë,
të perkundë veten në të murr't të muzgut ?
Merr në prehër diellin e përgjumur
dhe i këndon ninull nën tinguj ere.
..Ti fli i miri im.
S'është e lehte t'komunikosh me detin !
Duhet t'jesh valë të mund ti flasësh
o të heshtësh për i verbër.
As hiq e lehtë t'rrëfehet cka të tjerët s'shohin;
do t'më merrnin për të cmendur.
T'shihje perendimin
si zhytej i heshtur n'mosshuarjen e vet
i zgjuar netësh në pritje.
S'do këpusje fillin e të bukurës, as ti.
Më e ndritshmja shkëndijë
është ajo e para e agut
kur lind mu aty - në terrë.
..dhe sa keq më vjen që ti nuk je i zgjuar
nën këtë mrekulli... Sa keq...!
Abonner på:
Legg inn kommentarer (Atom)
Ingen kommentarer:
Legg inn en kommentar