tirsdag 13. juli 2010

Lot dashurie

Pamvarsisht t'gjitha ikjeve
dhe dyshimeve pamvarsisht,
me një t'vështruar me merrë
aty ku mbase unë gjithmon rri
pavetëdijshëm.

Dhe mu këtu,
këtu ku përherë ty t'njej'
si gurr goj'amël
kurr s'men
as si rrjedhë as si kang
pamvarsisht se ti nuk e dije.

Përqafohemi
pamvarsisht bjeshkëve
oqeaneve, deterave
horizonteve pamvarsisht...

E pamvarsisht mungeseave t'mëdha
boshllëqeve që kurr nuk ngopen
ditëve që më nuk do ti zëmë,
krahëve të hapura t'mallit, pamvarsisht...
Me një t'buzqeshur më ngërthen të tërën
si një lot gëzimi e dashurie.

Pamvarsisht...
..duhemi ne,
dhe a s'është kjo e bukur ?!

Ingen kommentarer:

Legg inn en kommentar