mandag 31. mai 2010

Paganizëm

Fillimisht,
zgjim i një ndjenje t'fjetur,
pastajë, një tërheqje e lehtë nën qilimin e ëndrrave,
me ftesën qiejve të kaltër.
Rrëfimi për një botë pagane,
dhe premtimi - se do të ngriheshim mbi hyjnit.
Zhgënjyes ishte kërkimi, tempujve të zbrazët.
Takoheshin vetëm hijet - tonat - zot e hyjni.
Hyjnonim njëri tjetrin në dukje të ndryshme,
veshjesh e amblemash. Fuqia e besimit
mbante ndezur magjin.
Mandej,
..se nga t'u n'tek loja symbyllaz.
..dhe lindi frika,
isha hieja e vetme në univers.
Pastaj, dashuria zvarrte vargonin e vet dyshues,
krejtë natyrshëm;
pritjet, xhelozit,denimet, faljet,
luftërat, fitoret, humbjet,...
Stuhit n'pëlhurë heshtjeje mbështjellë
që rrëzonin përbrenda gjithcka,
..deri aty ku ra i thyer një gur kristali
dhe zhbëri botën pagane.
Përfundimisht, të gjithë bëhen t'vdekshëm
kur bien në tokë, madje...
edhe ne - zotërat vet.

søndag 30. mai 2010

Ani se..




E kot trokitja humnerës së zbrazët...
Humbi brofi i cmendur,
dikur e diku...

..ndërmjet brinjëve,
erdhën, e morrën e ikën,
e su kujtuan të kthejnë më.

..Lëkurë e zbrazët gruaje
mund t'u mbesë në duar.

Ani se...
endacakët, s'bien më shtegut t'njejtë...
Por zemra...
Ajo s'qe lëmosh për t'ikurin.




lørdag 29. mai 2010

Stinë, e rruz'ujza mbi lule...
Pranverë, e aromë shiu dhe bari t'njom,
si verë e moqme, më dehë, më dehë...

Luan fresku me perden e lëshuar,
muzgjeve në verandë, në dritarën e lënë,
gjysmëhap...

Përvidhet një flutur nate
të loz me mallin.
Joshem e shmangem, qesh'eqaras.

fredag 28. mai 2010

Dehja,
s'paska më shije vere në buzë.
Mbi tryezë gota e mbushur
ujë e vajë ulliri.
Të thënit, t'menduarit e t'vështruarit
- trio gërshetimi si gjithëherë.
Të gjitha,
i thithin buzët e mushkrive
si duhanin e dredhun.

Gjithcka po gërshetohet,
e asgjë s'po njësohet.
..ende s'më bëhet
të shprush gërshetin në erë...,
a të hedh'-e-zbrazë gotën,
turinjëve të trishtimit...



torsdag 27. mai 2010

onsdag 26. mai 2010

***



Kurr nuk arrite ti vrisje të gjithë zogjët,
të ngordhurit binin pavrejtshëm
pas turmës fluturuese
ku s'arrinin sytë e tu.

..dhe mësova se...
''sa të tmerrshme janë vdekjet e ngadalshme''...
Gjallë e zvarrë paskam mbetur.

Dhe nuk më pëlqen
kur sfidon për dicka, cka e ytja është...
Dhe nuk e pëlqejë që sfidon me dike
që gjithsesi i vdekur ishte...

Unë e vrava...
..e vrava një nate mikun,
dhe nuk fjeta gjatë...Ftohët e vrava,
se ai një ditë do të vdiste gjithsesi,
por mëshira do ta brente më ngadaltë.

..''e vdekjet e ngadalshme janë aq të tmerrshme''
- dhe këte ma mësove ti...

lørdag 22. mai 2010

Poezia





Gur i vlerë
Në thjerrëz
Ndërmjet syrit e diellit
Rreze thyese
Ngjyrash t'larmishme
Në një pasqyrë
Panoramike







Ende shpërthejn sythet
në duar ere,
dhe po aq perëndërrt...

- Si ta zë mes gishtrinjësh
hijen tënde prejë ajri ?!






torsdag 20. mai 2010

S'u dashka shtegtuar natën maleve,
t'mësosh si fletë heshtja e fushave.
Zëra që trembin ka nata,
dhe aso që shpojn terrin si maja thikash.

Kor i përzier ne volum
t'njohurish e t'panjohurish.
Po ju heshtni, o kengetor nate,
se vdekja nuk vije me te thirrur
dhe as jeta s'u dëbuaka me të ndjekur.


onsdag 19. mai 2010

Vår sang

Hvor har du tenkt deg i natt ?
Over berger, det rener gul
under svak skin.
Gult, som døden fra vindmølle tatt...

Og det rener, og rener
så langsomt og fredelig
imens vinden spiler
som en fjern natts sanger.

Under svak lys over berger,
vinden er natens orkan...
Hvor har du tenkt deg i natt,
min kjære venn ?




Hëna si dushk duhani
hyn e del nëpër re.
Yjët ndeznin flakadanin
e dehin me tymnajë.
Vdekjen e rreme lemerisa në këmbana,
për dëshirën e natës.
E shpendijet e shkretëtirës
kërkojn sytë e thatë.
Nuk do ti gjejnë;
se yjët, nuk shuhen
si sytë pa një ëndërr.
Por ti,
as këte se di
...sigurisht.

tirsdag 18. mai 2010



S'ishte ma ere...
Kur u zgjue n'furtun
isha duke u ndjerë ''home''
brenda vorbullës së sajë.
Shembi papritur,
po vetvetiu nuk lind asnjë tallaz.
Ishte kan vran tejendan, pas shpine.
Kur n'jeja aromen e shiut,
t'u'e t'veshtrue pyetshëm, mbeta miop.
Po asnjëherë s'ta takova vështrimin.
Pasi ike, pash cka nuk pash...
..u shemb cka nuk u shemb, pasi ike.
Vec zemra mbeti si për dreqë !




Pi,
gëllënjkën e fundit.
The,
gotën e mram' të cdo nate.

Po deshe dhe këndo.

A s'ishte ajo qe deshte !
Ti, që veq të duash di.
vetëm kokën pas kurrë mos kthe.

Ti që veq të pish,
të theshë dhe të këndosh di,
përgjatë udhës, pakthim.








A vec mu ba se e n'jeva...




Si n'djallë t'paskam njohur
që as të urrejë nuk di ?

Mbrëmë mu fanit se ra engjëllusheja nga qielli
e gërmusun mbi varrën,
si mbi ate t'jetimit, që gjak as nishan nuk ka.

Gjamën nga ty i dashur a se kish ?
Ogurshenjë për mua a nuk ishte ?





***




Deti përtypet e grryen nga brenda.
Miop e quajtën budallenjët,
gurin në rrahevalë.





lørdag 15. mai 2010

Gjithcka do të mbetet n'malin me pisha.
Rryma e gjirit të detit,
fërfërima e parë në gjethe
dhe gjurmët e hapave t'druejshëm.


Dhe tek po kthehem shtegut të njejtë
mbi fërkemët e heshtuna
m'rrëfejn udhë,
kacavaret e degëzave t'thyera.


Se nga fryen...
U ndjehet tingëllima si kërce.
- Sa paska ndrruar form pylli !


Kisha premtuar,
të zhbëj ëndrrën prejë dhurate,
duke ndjekur rrjedha rrezesh nëpër pyllë.


Dhe ti...
Premtimin e mbaje si ushtari.
-Po qe doja detyrimin,
unë, që nuk kisha një atëdhe ?
Unë, që vetëm një zemër kisha !

fredag 14. mai 2010

torsdag 13. mai 2010




T'u dogjën supet në diell ?
Mue dërmuar mu paskan !





Neveri





Ehuu ! ..burrë mondan...!!
Tani po që mu neverite.
Haha !S'paska monedh për shpirtin ?









Më deshe t'paprekur.
Po unë, që s'kisha prekur kurrë ?




Sa t'pasna dashur





Pertypin nofullat e detit
frymën valë mbi valë,
dhe zgjojn djallin e fjetur.




Dora e dashuris




Ajo ishte vetëm dora
që m'i përkundte varrët.
Po ti ishe tjetër !




Gjallë se gjallë m'paske lën




Nëma tehun e gjuhës sate
të vras zemrën.
Gjallë se gjallë paskam mbetur.




lørdag 8. mai 2010

Te deti

S'shkoja ta kerkoja te bregu i braktisun...
...por aty ishte deti.

Dhe yjet shkëlqenin atje lartë si xixëllonja livadhi
e hëna ishte fytyra e qelibartë
që me shihte me sytë e trishtuar.
E vetmuar, s'ndjehesha dhe po aq...

Gjeta se...
qielli mrrolan
kishte fikur livadhin e natës,
e ftyra e trishtuar e hënës tani ishte e imja,
mbi rrathët që krijoheshin nga pikat e rëna mbi ujë.

S'prita ta gjeja tek deti...
më besoni, malli më shpuri dhe vala e kaltër...

Por deti...Oh, deti...!!!
Deti qenka nëna e vdekur,
që më thërret në gjirin e sajë...!!!

torsdag 6. mai 2010

O ti...
Ti fat' i humbun lugjeve t'verdha.
Peshë e bjeshkëve qenka ndry n'thelb arre...

T'e kroni i that', ma s'kan me knue zogjët
po as me qa s'kan...
Edhe në qofshë i namun,
zanin e zemrës ke me ngu...

onsdag 5. mai 2010

***




Aty është...,
varur në muranë,
fanari mbi portretin e grues,
dhe hëna stoli n'gjoksin e saj.

Jashtë, bartë nata
hapat e rënd t'vjeshtës,
me gjysmëgazin e Monalizes...




***





-C'fshehin ditët
në kullën e fildisht,
e shpalojn vetëtimat e një nate.





***





Aty ishte zogu;
lakuriq deri në asht
në lëvozhgën e tejdukshme.




mandag 3. mai 2010

***



Su prekëm për të gjallë
as u pam për të vdekur.
Andërr as zhganderr ishim.
C'u mbetëm tani ?!





***




Dhe jo se gjithmonë isha
''Homer i verber''.
Homeri dhe i verberi ishin dy.

- Ka gjëra në jetë,
që kurr s'do t'i dim !

Nuk isha dhe krejtë e verbër
as krejtë Homer nuk isha...

Aty ku s'u knue ma


Nën thanë,
si n'andërr kërkoi zanin goj'amël t'shpendit.

Qerdhja n'myk andrrash
kullon vajin e vjeshtës,
strehësh.

''S'asht e mujtne'' !
- ankohet një e përvaj'ne fëmije.

-Po e mujtne munet me kanë !
(Po kaq e përandërrt ndjehej
dhe atëherë, (kujtohej grueja)).

søndag 2. mai 2010

Tani e di




Qe udhë e gjatë deri te zemra,
sa mali i mberthyer
nën shpatën e kalorsit!

Deshta





Gjak Desdemone fala
dhe as t'a urrejë s'do dij,
Othelluan e shpirtit tim.




Pena



U thye pena !
Si t'a mbledhë
bojën e derdhun shpirtit ?




lørdag 1. mai 2010

Boll !



Boshi yt,
cyrrili i kupes teme.

Symbyllunen,
s'do ta gjejsh ma
tek len as tek praron.

Po i përndez varrët buzë bregut
me ujë deti, dhe as të qaj di.
I vetmi art që s'i'a mësove kurrë
- si lahen dashurit pas ikjeve ?!

N't'zbardhun



Ka pelerin të zezë nata,
dhe hapa t'rand nën te...
A e ndjeu kush zvarrën e kohës ?
Rrapllimen e fundit kush a e ndiu ?

Hshsh,.. gjamë e verbër !
Qyteti po fle nën yje.
Edhe ''ata'' fjetën, megjithatë...

Ka me i ardh' dita;
n't'zbardhun ka me i ardhë...
Zgjimi do t'jet' dicka më ndryshe.

I përfoluni



Përhitet drita e hanës
n'avuj t'kalit t'harbuem.
E i Ai kaluer
bëhet e zhbëhet luginës,
sa këmish bardhë, sa lëkurzi.
Në ogurdheun e hapur
i shtrohet shtrojë e ftohët
ëndrrave t'grues.
E diku thellë në rrypinën e malit,
kreshpërohen dëshirat si valle flakëzash;
avytet kaluer njeriu
tue u përhir i dritëruem
në syt e zemrës...
Sikur t'a dija, ku fle hana
kur zgjohet grueja,
e ngjeshen ret në sytë ëndrrimtarë ?!
..tani, që edhe kali u davarit !




Prite sikur vjenë
merre sikur rri
por lëshoje të depërtoj.
Në mundësh...

Kohebartese
e kohëmatsit të durimit
var në ajrë.

Orë e zezë !

Gom reserve
harruar
n'bagazhin tënd.

FENIKSI

Po ik edhe prilli,
nën pluhurëren e nji ishulli të ngrir e të largët.
La pas një stinë t'pa stinë, skandinave,
Asnjë syth nuk pipëtin në skelete pemësh.
Thupra degësh luhaten si mëdyshje në erë.

E pishnaja heshtë rand
si zonjë e gjelbërt nën hijen e kodrinës;
e vetmja që ruan të qenshmën - të qen'shme.
Gjurmë bredhjet nën pisha, labirint i pa fundë.

- Pa hë...përplase vezën magjike...
Asht lodhur edhe Feniksi. Kurseje dhimbjesh.
Shtatë shpirta përtrin, e lëkura shtatë për një ringjallje
Gjurma,
s'ishte i vetmi shteg
që shpie drejt t'humbunes.

Besim i ngujuem
në një shtëpiz cilindrike,
zvarrte vështrimin
në milje t'pa cak.

Sa zvarr paske ra
t'ue lan vetën n'cukla,
e përfolnja jeme...
Del e vështro nga maja e bregut,
të gjithë duken të njejtë.

Tjetërsim



Portreti engjëllor
po tjetërtrajtësohet,
në rrathë lotësh;
filluar nga e bardha,
e hirta, po bie n'të errët,
në jastëkun tim prej puplash.

- Miq !
Vdekja filluaka nga syt !