tirsdag 27. april 2010

Zbërthen metaforat
e gugamës së pëllumbave
dhe humbet në lugje ëndrrash.

Dhe sa bëhen shkëmbinjë të ngurt
sa dallgë që përplasen bregut.
Edhe në munges t'mungesës së thellë
krijon hijen e njeriut gjinjëve të kërrshnajave
...dhe pretë...

Oh, e mira e marrët !
Asnjë lajmë të sjellë pëllumbi.

S'ndrruakan kahjen erërat e mallkueme;
t'pushonin gishtrinjët në vek,
tue lan si lule-bozhure nëpër shtroj,
gjakun tëndë, gruaje që pretë...

Ka lëshue rrënjë këmba e shtratit,
si koha,
si ndjenja...
Por tjerra e lëmshit u këput.

Nuk paska ndjenja vela !
Kur e zanuan trimin vajzat e malit,
më s'fugonte vala
pas busollës së zemrës.

E kur e shpallën për të vdekur,
ti zemrës s'i ngrite gur varri
vec pritjes i vure shkëmb,
në agshol të bregut.



mandag 26. april 2010

Nata,
territ bartë gjithcka;
bije fjala...
sillet fshesa e shtrigës rrotull hane,
dhe ushqen egon e sëmur
me të qeshura kumbuese.
C'lojë do stuhia mbi horizont,
e s'rrotullon ftyrën e hënës ?

tirsdag 20. april 2010

Koha për ne

Telat e violines luajn
kohën tonë, e malli
shkallëve të shpirtit zbret
këmbëshkelas...

onsdag 14. april 2010

Dergjej dashuria kur ia preke ballin me dorën e ftohët.
Se kush preku në zemerek të saj ?!

Ajo fliste jerëm tek digjej nga zjarmia e epidemis.
Dora e bardhë mezi shtrydhi vesën mbi shkrumin e buzëve,
për të kfjell vështrimin nëpër muzg.

Mbi t'gjithën e të gjithave,
me lajmi:
-Nuk vdiska as u ngjallka Rozafa!

Me njanin sy kah dielli veneron,
me njanin gji mëkon birin e vetëm,
me njërën shputë, përkund djepin e bardhë.

Me njërën dorë
mbahet jelebardhës për kalit t'kreshnikut,
e gishtrinjët ckurrojn gjakë t'mos shkëputet...



tirsdag 13. april 2010

Heshtë.
Kalëro mbi stuhi dhe heshtë.
Ka breg e shteg
edhe lumej që bartin gjithcka
si llumin e lagjes që turbullon.
Ti e di, unë di
njëra tjetrën heshtojm.
Lehja e qenve nëpër natë
në të panjohurin lehë.
Pastaj heshton gjithcka
si unë e ti
e si ne....


Këtu asht' pema, po aq e dushkët
E shejt po aq sa e moqme,
në pasqyrën kthyer kah kopshti i nemun.

Prej dheu mbi,
natyrshëm nën diellin e zotit,
prap do t'kthehet në thëngji
si në bri të Adamit.

Hidhë syzat tej.
Po aq e shejt ka me mbet,
si para syve t'mi.

Po kaq natyrshëm mbiu njerzimi
me një foshnje që qau e qeshi,
tek rimësoi jetën e vet.

- Oh.., s'ka rëndsi !
Ka një Zot që ndërmjetbesohemi për të gjitha.

Edhe nën gungat e levozhgen e plasaritun
pjalmi bëhet i mjal't
kur s'bie në duart e djallit.

Pendimi dhe mëkati
i takon Kryedreqit vet
që mshifet prapa territ e sherrit.

mandag 12. april 2010

Ku ta qoje shpirtin, përtej djepit t'vet ?
Dora e bardhë e ka përkund
e zeza s'arrin përtej bregu.
Qe i vogël arkivoli për gjithë këtë qiellë,
dhe i gjatë horizonti,
për një palë gjurmë t'vetme cepit të detit.
E gjërë hapsira e detit për t'pa eturin tej stami,
por të gjallët s'varroset kaq të jet'shëm.
- Sikur kishte diku një Zot
që ta zbërthente këtë paradox !

søndag 11. april 2010

Në cilën mjegulli
u ngujue nama
veshun n'plafin e kohës.

As t'humbur jemi
as e gjetur jamë.
gjurmëve që mbetën.

Te ishe engjullë
le t'vdisja
të fluturoja me ty.

Të bëheshe i gjallë,
shpend të isha
livadhit të vetmis
mbi mjegullat
mbi malet
largësit ti kaperceja
e të bija para këmbëve tua
t'më shkelësh,
a t'më marrësh.



lørdag 10. april 2010

Me duket se me flet
ne secilin qosh
në secilin mes
brenda e jasht me fletë.

Po cmendem
nga pezullia në ajrë
n'litarin që nuk këputet.

Kush luan cmendur këte lojë.
Apo t'cmendur poetet
e te dashuruarit,
të gjithe njësojë
si unë ty.

Si ti e unë
të njejtë keta të cmendur
që më gjejnë me secilin varg
e në secilën skutë të heshtjes.

Zëra që thrrasin
zëra që flasin
si zëri i thirrësit tim.

Në ishe ti ftuesi
e cmendura unë mos isha ?
Dhe në s'qem ne dy
cilët të cmendur ishim,
atëherë ?


Pasvorrim




Ku ta shpie shpirtin kaq të pavdekshëm ?
Në parajs s'të gjejë ty.
Për ferr u dashka mëkatuar.

Mbi shtratin e thatë
nji anderr më bante streh
si vagulli bestytnie.
Besim e lutje nën pisha
mbanin pëllëmbet e puthura drejt resh.
Pas malit e mjegulles
zbrazej dashuria ime
në kupa e buzë vashash.
Pritja mbështillej syve si fashë.
Yjet e natës përbinin
të shkëlqejn mbi udhën kah duhet të vije.
I dehur pas një zane
ngatrrove kohët e stinët.
Udha përkundej në syt e tu
e mjegulla shkrihej
fëtyrës sime si lot.
S'e shehë si shkëlqen teni në dritën e hanës ?
Apo ende i dehur i sheh ''ato''
që bajn namin prapa skenës.
Mbylli syt...
dhe së pari
më kërko brenda vetës
në më gjenë.
Askush s'duhej t'më njihte më mirë se zani jot.
A nuk ishte kjo urata jote
me të cilën i falesha perendis.

fredag 9. april 2010

U rjep gëzofi i drenushes,
nga duart e kreatorit të modës,
u ba veshje indiane për trupin e shigjetarit
që ndjellë zagarët pas.

Kundërmon largë.
Dashuria u ba dash,
për sofrën e indianit
dhe mëshiruesit e tij.

A nuk e shehë se po ngrin udhëve mendje-''vogla''
Voglushe - kukulla në skenë po mërdhin.
Kërcëllimen e dhëmbëve a s'po e ndien
mija milje largë.

Ay i treti jasht dhomës duhet ta ndiej,
ai që mbulon ftyren me marre
e fshihet si piroman.

Tani kot do të prisje.
As shtegëtaret gjithmon s'rikthehen,
se dhe ata kan një moshë.

Derisa indianit t'i kaloi dehja
dhe kanga ti përfundoi,
dikush dhimbjes i shkon në fund.

E unë të thoja pritmë
sa të arrijë deri aty...
Dhe ja ku jam
në flatrim, në largim...

Qielli paska hapur krahët
si ishujt e Anktartikut.

Homeri dhe i verberi ishin dy

Vec një gjë kishe te drejtë;
-''Vet më qove kah vdekja''.

Tani, prekmë po deshe...
Lëvore e akullt do t'pëlset
mbi arkivolin që vet e gdhende.

As jetuar s'kam,
po as te vdes s'do të dija ndryshe.
Kur plaka parandjente kobin
plaku dridhte mustakun me menquri.
E vajza, besonte në bestytnit
edhe kur ti behejshe Xhebraili.

As jetuar s'kam,
po as te vdes s'do të dija ndryshe.

Të fundmen e pathanun
mos e mbaj peng.
Pse të vije për vorrimin,
kur s'vije për dashurin ?
Përse... ?!

onsdag 7. april 2010

Diellit

S'e kuptojn se
prap do e falja ndjenjën si një vele
të bartet me jugën e bardhë mbi detin blu.
Dhe sikur të ringjallej me mija herë
prap do t'më përvidhej pas foles që njeh.

Dhe në mbet përjetshëm shtegëtare,
shtegëtarja e jugës le të mbetet
dhe unë përcjellsja e saj.

Dhe kur lodhet kërkimesh
do lerë pas, herë dicka nga një lot
e herë ca nga një buz'qeshje,
por gjithmon në rrezeduart
që pranverojn rudinat e mia.

Po c'ka era e cmendur
që këmbanën lemerin ?!
Dhe po të mos kishe një emër
unë prap do të emroja për ''diell''.

Krahëbardhat
po enden të paqeta nënqiellit
si një shpirt që s'don me mbet i harrum.


Shtatë konaqe largë
kanga e tyne ndrydhet e dhembshme,
sod e shtatë vjetë...


Ehuu ! Kisha mujt me knue
bashkë me pulat e detit,
si zogëzezë, eshtra në varr me lëkund...


Me e zgjue edhe kalin e bardhë të Halilit
e me dal me të pritë te dera
veq edhe njihere...

lørdag 3. april 2010

Vibroje fluturaken e mallit, vibroje
në stinën e njejtë, ku pritja ende pret,
lodhur nga shushërimat e malit
e nga drue-droja në luhatje gjethesh.

Frikën që më ngjalle era
mos më rrëmben fishkëllimën
që lenin buzët kalldrëmeve Londiniume...

Sërish vibroje... në sheshin e luleve
ringjalle si melodin e gruas në psalmin e marinarit,
Endrrën ribëje në breg të diellit, pik orientimi,
për udhën - xhade, drejt djepit tënd.