lørdag 10. april 2010

Mbi shtratin e thatë
nji anderr më bante streh
si vagulli bestytnie.
Besim e lutje nën pisha
mbanin pëllëmbet e puthura drejt resh.
Pas malit e mjegulles
zbrazej dashuria ime
në kupa e buzë vashash.
Pritja mbështillej syve si fashë.
Yjet e natës përbinin
të shkëlqejn mbi udhën kah duhet të vije.
I dehur pas një zane
ngatrrove kohët e stinët.
Udha përkundej në syt e tu
e mjegulla shkrihej
fëtyrës sime si lot.
S'e shehë si shkëlqen teni në dritën e hanës ?
Apo ende i dehur i sheh ''ato''
që bajn namin prapa skenës.
Mbylli syt...
dhe së pari
më kërko brenda vetës
në më gjenë.
Askush s'duhej t'më njihte më mirë se zani jot.
A nuk ishte kjo urata jote
me të cilën i falesha perendis.

Ingen kommentarer:

Legg inn en kommentar