mandag 29. mars 2010

søndag 28. mars 2010


Deri atëherë...
do të rikthejë e rikthejë
të jetërsuar në livadhin tonë

për stinën
që më premtove
t'ma gërshetoje kuror

mban
drithërimën time
në putra luani

Ndryshe
s'të krijon koha
rob e mbret

as deshirat
s'do të lidheshin
kaq arsyeshëm.

Pastaj
si të mbijetonim ndryshe
në këte shkretin...

Paradoks

C'mund t'jet
një dashuri për njeriun
në prag të humnerës...?!

C'mund të jet
nji afri njerzore
miku - mikut...?!

C'mund të jet
nji za foshnje nga largësia
që shpirtin bren
për një nënë që nuk egziston ?!

C'mund të jen,
dy dashuri të shejta
që si dalloni dot ?!

Po unë një foshnje kisha
dhe lum ai që ia fala,
përjetsisht !

C'mund të jet që se kuptoni,
që para jush të pranohem
për njeri të zakont ?!

fredag 26. mars 2010

E sontmja
ngujuar në nji lëvozhge të zbrazët,
kështu e pa qenë
dhe e pa mohueshme
do tmë mbeshtjell
në prehërin e vet
për së dyt fëmijë
e per se pari bonjak
pa embrion, dhe
po kaq e erret
dhe e heshtur
si kjo kuti.

torsdag 25. mars 2010

Nji vështrim ndryshe

Nuk asht floku yt i thinjur.
I kujt diell tani
ta ndriti blenin
mbi tenin e rreshkun.

Hirushen e përhite
flokësh,
fytyrës
e qerpikësh
mbi bujashkat e t'ymta.

Kur ata pikturonin
të bardhën
në të zezë
unë krenohesha mbi ty
dhe bëja se të njihja.

Dhe derisa ti buzqeshë
unë mbledhë në grusht
dhimbjen që shkrehet.

Flet per kopshtin lule roz
dhe shkelë pritjen time
nën kajsit
që i mban var
si mollet e ndalume.

Mi vran qiejt e hapur
që mos ti shohe yjet
tek këputen
mbi duart e gjelbra
të kësaj peme.

S'më shehë ma në sy
e unë s'du të thërras
aq sa të trembesh,
se as emrin nuk ta di.






mandag 22. mars 2010

Eh ! Si do të harroja.
Dikur vinte aq e ngroht
kjo fjalë - shpirti dal
si avuj afshi.

Më mbeshtillte si krahë burri
dhe më përkushtohej e tëra.
Paralel me diellin më ngriste
e pastaj më përpinte thellsive të dy liqejve.

Pasqyra e vetme ku vështrohesha,
u thye.E djepi i that që po e përkund
më spo na ze. U rrita në syt e tu
si në duart e perendis.

Eshtë matematik e natyrshme.
Të vetmuarit jan të mangët.
të bashkuarit ndjehen plot.
Të tretët prap mbesin tek.

Dhe jeta s'ka formul tjetër.
Trupi ik pas mendjes,
zemra pas ndjenjës.
Ndarje në dysh.

Këtë dopio pa formul
me ep të pij, dëshira e zotit
nga gota e vet ,
cdo ditë.

.......

Tani gjuej spirancën
të nxjerr nji folje
t'harrueme e të ftohët
nga barku i detit.

Unë nuk harroj !
Jan krahsimet këtu t'më kujtojn
për gjithë cka humbur kam,
dhe për krejt cfarë mbetur ka.




- Asgjë s'po ndodhë !
Dhe ti e di mirë këte.

Jam nxitje
që s'ka ku kapet
kepeve të thyera.

Jam shpirt i përzanun
dheut t'huaj në lodrim,
mu për atë se asgje s'po ndodh.

(C'pyetje e marr).

lørdag 20. mars 2010

Nektari që u mblodh ne gjinjët e fryer
o ba qelb i dhembjes
në pranverën që mu shmang.
Ani ! Unë do endem hijeve
për t'rrojtunit e pajetuem t'egzistoj
dhe s'do t'qaj për cka se njohë
as s'do të dij t'më mungoi
cka kurr nuk pata.
Jam ba gur i gdhendur nëpër stinë;
statuj e rreshkur n'diell
rrahur ernash e shirave larë
në pritje të asgjëjes.
Cka s'më dha Zoti
si do t'më jepte njeriu në munges.
Për t'larguemit do t'lutem
andej kah të shpenguem kompleksesh
gëzojn rubairat e jetës.
Më nuk jam vetëm.
U rikthyen t'dërguarit e bestytnive
t'më ndjellin në ateleun e tyre të ftohtë.
Engjullit të zi i jap nga gjiri im,
t'më thithë lëngun e jetës.

torsdag 18. mars 2010

***

Mblidhë kokën t'shpëtosh trupin
që t'mundësh të jetosh për egzistenc
si në botën shtazore
ku mbijetojn vetëm t'fortit.

Këlthet nji za që ret i shpon.
Bota po dridhet ! Shirat zbulojn skelete
që dheu si do pa dëshirën e Zotit.
Bëmsit masin vrimën e miut e u del e vogel.
Mbulojn marren me lëkur diten për diell.

E kur perendia dridhë
vetëm t'untit lëkunden vendi
se s'kan ku luten tjetër.
Po Zoti e di, fmijët s'raniten me meshiren e tij.
Po shkundet bota per zgjimë !

Të gjeturit e humbur

Sa lirshëm u pata falur
qiellit qe ma hape
Kudo vetëm blu
e ret nën ne, si shtrat i bardh puplor,
prisnin zgjimin tim të von.

Sa të pakapshme jan endrrat
Sa i pambrrijtshëm je ti.
Shihmë si po bie i dashur
pa mundur të lëviz
as edhe nji të rrahur krahërore.

Rënje e bukur.
Si vallzimi i valsit tënd
e puthja e prushtë
nën buzët tua hi.

Bota qenka det i trazuar
që hap valët si duar t'pamëshirshme
t'më rrëmbejë... E ti, s'më merr.
Hedh veshtrimin mbi një jashtoksore
që si takon asnji bote që ti e njehë.

Shihmë si po bie si lot perendie
këputur dhunshëm nga nji re
që më lëshon drujshëm
me dy këmbët në tokë.

Engjujt japin të kuptojm
se as vetvetes më si takojm.
Ata të gjitha i dinin.
Të mbaja zgjuar dëshirën e fjetur
s'ma dha Zoti a njeriu ?

Në far ndizet e shuhet kandili i kuq.
Gjama e detit tërbohet si bori e cmendur.
Tani nën mua hapen pista avionesh
si tunele të reja.

Prandaj s'të shihja ?
Ti qenkesh vetëm brenda meje.
- C'u bëm ? Më as vetveten nuk e gjejë.

onsdag 10. mars 2010



Ato ishin gjithmon aty
të nemuna apo t'qellimta
megjithate skifterët gjenin udhë
ajrin shponin dhe preknin pikën me te largët.

C'i stepi dhe ata
sikur hapat nga të dy anët.
..Shtat bjeshke te ngrime
si maja piramidash qiellin shpojn.

Heshta të ndritshme bien
shpinës t'nji pirgu t'heshtun,
se fjala asht borxh si dashuria
dhe siq mosdashuria mund te ishte borxh i dikujt.

Vetem une zhveshem deri ne asht
e duart me levorisen nga heshtat e nisuna
qe kthehen te ringulen
po aq heshtur e dhembshem si gjithherë.

Gjuejm qe te lendohemi bashk.
Sod mund te qaja mbi lulet qe si preka asnjihere.
Pak gjuen zoti me diell ne keto ane
jan t'vonume pranverat skandinave.

Udhet nuk sjellin askë kalimthi,
se verioret t'harruem ne cep te botes,
jan t'kursyem nga te gjitha.

Dhe po kaq të shmangun
ndeshen me të pafatëtit.
Sa të shumtë jan te till, o zot
qe ende presin nji fat.



S'mbaj mend prillin
as nuk di kush me nxorri nga këmisha e vokët, atë vit...
Mbase, atë stinë qe fatëdhënësi i zën' me tulipanet.

C'pëlhur mu ba lëkur e dyte...
C'nam e rand, të ngasësh namën në vend
rish e serish...

Keshtu pra zemra.
Edhe njihere po rrokullis gurin e madhë
para se t'më shemb.

C'fat ?!


fredag 5. mars 2010

Pritja kishte lëshuar rrënjë
Pastaj isha nisur udheve të ftofta
kah moti kishte shtri stinen e vet.
Mbyllja syt, t'mos shihja c'nuk gjeja
horizontit te thate.
Tani jam këtu nën hënë
Tani jam hiri i zbeht i saj
dhe s'ndjej asgjë,
Premjet e eshkeve të stinës
më s'po dhembin,
s'ka pik gjaku mbi lëkur as nen të.
Terri qenkesh boshatisur kahere, e
e sotmja pa nam e nishan
Kur fryente dimri
mendoja se vet endrrat jan te ftofta
Tashti dridhen thuprat e hajthme
dhe era e henes i shtyen me shpin.
Kjo peme po mban qiellin me duar
që mos te bie si nji shëllung e përhirt...
E kjo hije nën te - e zgjuara e fundit.

''Apophis Time''

Po endem
neper kohen ''apophis''
tue kërku nji strofull
ku do të mund ti varrosja
thermijat e mia.

onsdag 3. mars 2010

Jam shkëmbë e fjalë...
Përcillet llulla e bekimit
nga duart në duar.
E zemra sikur mbushet
plotë e ftohët.
Sa deshta , sot e mot
të mos ndjehem kaq vet
se s'dua asnji pik shiu
mbi mëdafshin ngjyrë roze.
Ata u bën flutura
e iken luleve qumështore,
dhe s'njohin tjeter veq bulzimit.
S'do kishte as vallzim mbi lule
sikur ti njihnin të gjitha anët e stinëve.
Dhe krejt cka asht e thëne
të vij më pas
s'do kishte as kuptim
pa nji pranvere kaq të bujshme.
Bekoi Zot,
të mbesin po kaq krahëlehtë
edhe kur të thinjen.

Kaq

Kaq e donte
qe të vranej mbi lulishte,
për aq sa të merrej horizonti në sy
e të humbas a gjendet vetja diku
në ketë stin
ku ngriten pirgje bore
e thahen vargoj akujsh nepër streh.
Harrove se nji grue
mund ti ket njemije arsye,
dhe asnji dëshmi.
Ti se preke jehonën tek lodroi brënda katër muresh,
as peshen e bjeshkës kur u shemb nën temelet e saj.
E as përplasje, as zhaurim su ndie..,
se gjithe at shënd dielli e kishe vënë në pah
e orientuar s'di se ku.
Kaq e deshti !
Kaq ?!