Sa lirshëm u pata falur
qiellit qe ma hape
Kudo vetëm blu
e ret nën ne, si shtrat i bardh puplor,
prisnin zgjimin tim të von.
Sa të pakapshme jan endrrat
Sa i pambrrijtshëm je ti.
Shihmë si po bie i dashur
pa mundur të lëviz
as edhe nji të rrahur krahërore.
Rënje e bukur.
Si vallzimi i valsit tënd
e puthja e prushtë
nën buzët tua hi.
Bota qenka det i trazuar
që hap valët si duar t'pamëshirshme
t'më rrëmbejë... E ti, s'më merr.
Hedh veshtrimin mbi një jashtoksore
që si takon asnji bote që ti e njehë.
Shihmë si po bie si lot perendie
këputur dhunshëm nga nji re
që më lëshon drujshëm
me dy këmbët në tokë.
Engjujt japin të kuptojm
se as vetvetes më si takojm.
Ata të gjitha i dinin.
Të mbaja zgjuar dëshirën e fjetur
s'ma dha Zoti a njeriu ?
Në far ndizet e shuhet kandili i kuq.
Gjama e detit tërbohet si bori e cmendur.
Tani nën mua hapen pista avionesh
si tunele të reja.
Prandaj s'të shihja ?
Ti qenkesh vetëm brenda meje.
- C'u bëm ? Më as vetveten nuk e gjejë.
Ingen kommentarer:
Legg inn en kommentar