søndag 28. februar 2010

Ata bëhen krahë-bartës
pastaj ikun me jehonën e bjeshkëve
duke hurp hirin e bardhë
në cilindrin e kohës.

Po të katrithej murit të gjallë
veq thonjët do të mbesnin.
Dhe ai i përjetshmi, e di këte
dhe i shushurin të vdekshmës:
Shhtt ! Ishe vetëm një cast !

lørdag 27. februar 2010

Lady


Lady*...
bëhu rul i hekurt antik
Ngjitu a rrokullisu, s'ka rëndsi
se vetja - vetes ia ka borxh
E rjepur në dalësh-ia vlen.

Orteku që bie nga kulmi
s'pushon në shpatulla po su përule,
e të qëndroje, dy here më e re do duhej të ishe.
Lady* qelsi yt është brofi në trupin tënd.

Vargoj të rrem të lidhin lirin
Humnera të rreme ti shembin udhët
Barrikada t'mjegullta ngrisin bjeshkë
hijet përmbi ty...

Jan të rreme,
siq jan të rrem' dhe lotët e ndjesës.
Të pronësojn po aq sa humbjes i friken
dhe të lidhin po aq...aq sa të duan.

Bota atje jasht mban ftyrën vëngër
po ti kërko bregun e diellit
dhe shendo për vete dhe të tjerët.
Ngjitu a rrokullisu, s'ka rëndsi
se vetja - vetes ia ka borxh
Lady*...

Fyelli binte për dike,
e aq ëmbël në duart e bariut
por une nuk isha vasha.

Paloj pajën e kuqe
mbi shtratin e bardhë
e duart drithërojn.

Gjithcka ishte qendisur aty
mbërthyeshëm
dhe ruajtur me xhelozi.

Tani kuptoj gjithcka
dhe s'di ku të var cajkën
e stinëve të mia.

Mbyllë dryrin,
dhe bëj të verbëren
të qajë mbi arkën e ngujuar.

Shmangem me dritën brenda veti,
tue mbjell rënkim,
për dy të dashurat e mia.


fredag 26. februar 2010

Bien lëkurët
Rërë neper bulzat e gishtrinjëve
E mishë i gjallë

torsdag 25. februar 2010

Gjithë ajo madhështi
u kthye në copza mozaiku nepër gjethe.
Po i mbledh si leckat,
ti baj fasha për djegurishtën.

Gjithcka po bie ne vendin e vet,
vetëm hieja e përthyer
po humbet trajten nën ultra valë.

..Se si qëndrohet para t'brejtunave
që lan krymbat vjeshtes,
..ti as këte se di.

Pritmë,
sa të shkymbet flakadani deri në fund.
Dy here më e shtanguar do të vi.

onsdag 24. februar 2010

Le të shkelin
derisa ti shkojn deshirave në fund,
nëse plaga ime eshtë balta jote...

Ndonjihere
edhe mishi thërmohet si qelqë
nëpër bulza pluskash
nga shputa këmbëzbathura
qe veq gjurmët lën' në ranishte.

O,shkelë!
Se edhe dhimbjet ua fala
atyre që borxh s'më kan.

tirsdag 23. februar 2010

..Me petkun gri i vishja
e ia falja qiellit si pëllumbat...
Po kur priten udhet, bien
prushit të perendimit...Digjennn !

Për të rrallët kam klith,
për të shumtit s'jam qa,
se ishin të regjur nëpër stinë.

Udhe t'msum, në misionin e vet
edhe venin e kputjes e din...dhe...heshtin.
Përbijn përmbytjen si frymën...pa zë.

Po edhe sikur ta bënin
kush do ti shihte...
Ti prapa diellit a unë pas nji reje të zymt
që m'bëhet shibel n'sy.

S'mund ti ndiqje zogjët me vjeshtën ?
S'mujte t'i thrrisje verbëris:
''ooo këtu ka ra nata - asht nji tjetër kohë këtu...''

...Porse...pëllumbat mujten mu vra ndryshe;
vdekjet vijn më të ëmbla
me nji plumb...

søndag 21. februar 2010

''Vdes ngadal''




''Vdes ngadalë'' duke u endur
me ca fjalë te zhubrosura në grusht.
Mbase jam tu e bart vec premtimin tim;
''edhe në ditët e larmishme, derisa vdekja t'na ndaj''.

Po ''ajo'' po udhton me mua
a s'po e sheh, sa ngadal po thinjem shtegut,
duke mbetur cdo herë pak e më pak
per veten e për ty.

Jetese privohem duke egzistu
tek e ndjej lumturin t'pa prekur,
nji elipseje ëndërrore
pa mure, pa oxhak e tym.

Atje tej, s'shpejti do të shuhet njëri që s'e njihja,
dhe kur s'di ta ngushlloi, i bërtas : - Shihmë !
- Vdekjet e ngadalshme jan më të tmerrshme !

E sikur të flisnin sytë, të tijët do të klithnin:
-Dua jetë...dua jetë...Vec jetën dua !

lørdag 20. februar 2010

Rrota e fatit...

Stinët po rrokullisen si guri rrethë boshtit të vet
e po e bluajn buken ton' të uris
në nji serenad te vajshme dashurie;

'rish do i nisesh vetëm zogjët e pranveres
me përhumb zhaurimën e mullirit në erë...Serish ?!
Po për veren, cili shpend do mi rrëmbej syt në nji cajke ?!.

søndag 14. februar 2010

Mos te paqa borxh !



..Shohë hurpin e nji humnere
që t'përpin peshën e trupit...
Ndjejë zgavrën e nji të dredhune
si ta terheq flokun në erë...

Mos të paqa borxh !
Je veq shpirt
në luftë me djallin e padukshëm.

Po lodhesh...
E nëse mundesh beteje
s'do të etiketoj për të cmendur

Shpirt'erë - në zone muzgu poetesh - do t'emroi,
dhe do të shohë në ty si në nji varg.
Se diku brenda thelbit
je ndryshe nga që dukesh.

Nji këmban të tin-ton në kokë
e ti e mban me duar
si paralajmrim te fundit
të nji shpërthimi në atmosferë.

Koha ti iket dikah cmendis.
Ndërmjet gishtrinjëve të iket,
po ti e di se s'do mbrrish askund,
se ke humb ndjesin me kohën.

Vare veten pa kryq, në kohë pa kohë,
Shpirt'ere,
as qielli as toka më s'të do.

tirsdag 9. februar 2010

T'blertë

..e kaq t'pafajshëm,
dejt mi këpusin.
Nëpër t'rame e t'rrahuna shtigjesh
veq dritën mjegullore u dhash.
E ne s'qe mjaftueshëm
aq sa ta lëviznin globin...
Shpirti, c'do më duhej ?

mandag 8. februar 2010

Sa rrallë...
sa rrallë e nis era valën.
E sa pritje e gjatë, derisa zen koha bregun.

Koha - ai casti i shkurt që mjafton,
aq sa te katrrithet shkëmbit stoik
e vrapet prapthi në gji te detit.

Sa shpejt nemitet si një delfin i bardhë
për mos t'na ngopur kurr...
kurr mos t'na frenoi kërkimit
të nji fati të falun zotnash
që aq gjatë na harron.

Ah ! Casti - ky casti i shkurt
që tinzisht më përhumb vegimeve te gjata.

Sa shpesh më shkëput
prej degës së trishtimit si nji gjethë të lodhur
mbi rehatin e frymës tënde të blertë,
t'më pushoje si nji fluture në lulën e rigjetur.

Nëpër cilën zone mugëtire do duhej te depertoje
t'më zgjoje me nji prekje gishtrinjelehte
nga kjo atmosfere vegimore.

Mbase dhe do mbrrija nji cep qielli,
që pastaj të ta falja nji kaltri deti të tërë
në nji bulzë të vetme loti kaq të kthjellët
sa shenjtëria vet.




Fjala



Kur fjala bie
si spiranca në bark të detit;
tërhiqe në mundesh.

Anepërtej deti



..mbajm vetmin secili nga cepi i vet,
dhe hecmi gjurmeve të vogla
tek shtyejm stuhi të mëdha.

lørdag 6. februar 2010

Ende jam ajo

Isha ajo që i veja veshin erës
kur fryente ndonji e rrahur tinzake kanapeve
ku strukeshin zogjet e stines son më t'harbume.

Druaja se i humbas
më trembeshin qiellit
sfiliteshin nën rrebeshet e kohës.
Sahere ran pendla në vend të shiut...sahere
e mjegulla binte bashk me to

Mbeshtetur kreshtave te nji pirgu të thekët
nxirrja brofin e fundit femre'
të kthehesha në jelebardhe ere
t'ua preja udhët këndojsve t'kullës
Varrët t'i meja me pushin e kangës

Isha ajo...
Aspak më ndryshe se sod s'të desha
por zogjët kush e di kah morrën udhë
Këtu mbet veq nji harf e heshtun
që pretë të lozet nga duart e dashuris

fredag 5. februar 2010

Herdokur

Pa ty,
cfar emri kish me pas vetmia
në tym cigareje ?

I numroi yjet
universi
s'paska kohë as limit

Të pakta cmenduri
kërkojn arsye
Ma s'më tremb fluturimi
sic enigmat

S'shkëputem
sa t'mesoi si fluturohet bashkë
universit me ty

Atehere
yjet do i numrojn orët tona
në vrap ma t'shpejt
se koha jone
tani.

Tevona
tan jeta egziston
vec për nji mot të shkurt
që kurr s'mund të jet i von.

Herdokur

Kur proteston dashuria...

- C'stuhi i përplasi
dy jabanxhinjë shqipëtarë
në udhët e qytetit Mysen ?

Ligje të frikshme në sy fëmijësh,
e t'përcudme në duar të rriturish !
Dridhje të lehta përshkohen
në dockat që mbajnë qirinjët e bardhë.

Pesë shqiponjëza kalldrëmit të gurt
përcjellë nga mijëra pishtarë,
provojnë të zgjojn ndërgjegjëjet e ftohta,
qe të mbronin fëmijrin e cenuar
në prehër nane.

E në mundesh,
hec e mos grithë mbi padrejtsin,
e mbi këtë pasqyrë t'mërdhirë borgjeze,
kur proteston dashuria fëmijërore
të mbroj pafuqin e prindit.

- O, cekan i hekurt !
Shkriju mbi këtë valë drite,
se fëmiju njeh si pushtet
vetëm dashurin.


Gjurmëve

Me dhan stinet
neverin e njeriut ne nji cajke
e ka me mi cmend ditet e mia
deri sa ta gjeje
nji prrue te keq
me plandos
aty ku s'kalon kamb njeriu.

As guri s'ka me bajt,
po le ta qajn zojt e zi...
Se une po e ndiej
zanin e pranverës që po thërret,
si melodi e fyellit përtej kohës.

torsdag 4. februar 2010

Loti

Krejt në ëndërr e kërkoi
tek e shpie era...

Si nji re përkundet
në nji dromc shiu ngujuar
e s'rreken dot nga vetja.

S'asht gur
kur m'rrembejn nga shpirti
a kur m'i shmangun zemrës.

Asht vesa vet
qe pret nji stine të blerte
te bahet freski

në rrënjen e lule-jetës.


onsdag 3. februar 2010

Tufan

Nganjihere
edhe keshtu ndjehet mbrëmja,
si nji tufan i përdal.

Veneroi
se si pahitet
nji predhe në duar.

S'tkisha than
të luash me djallin
e kësaj nate.

T'menqurit
do të zgjidhnin
gjysmen e trimëris.

tirsdag 2. februar 2010

Imazh

Si hajmali të shejt
po të ruaj, dashuri,
pena e shpirtit...

Jemi vec ngjyra,
në nji beze të bardhë.

Dy hije ne nji imazh
te kaperthurun
ku kemb a koke.

Pse s'do të duhej ti jepnim shpirt
kësaj pikture të gjallë ?

Nji nate të madhe
ra drita nga qielli i hapur
mbi këtë djep te shejt.

Si t'ishte e mrrime e ruajta,
foshnjen që lindi
prej nji rrezeje të vetme.

Shtrydha
edhe piken e fundit te gjinit,
kur përvajej neteve
te gjata dimrore.

Ehuu !Sa gjatë e nanurisa,
si ditëve kur gugatej
nën gudulisje.

E sa dhimbshëm
ia përkundja andrrat
dhe ia ktheja ne përrallë të bukur.

Po ja..
Aty ku vritet gruaja,
as burri s'asht gja me i fort.

Edhe Othello i madhi
u vra nji dite,
tek humbi Desdemonen perjetshem.

Po ne,
për nji fije floku u mbajtëm
dhe për një fije rrezeje qëndrum.

O, une e di cka mund me ba heshtja,
kur mbi dhimbjet më të mëdha
s'do mundesh as me u qa.

E po s'munde me than,
klithë e shaj po deshe,
vetëm mos hesht.

Ma kurr mos hesht...të lutem.


Kahere kam ndaluar të të pres,
por une rrija ketu,
edhe kur nuk vije.

Nji fishkelleme ere
e shendrroja ne hapat e tu,
dhe ne lodren e gjetheve
shihja ardhjen tande.

E dija se diku ndalove
per nji apo tjeter, shkak,
por ti mbrrije cdo dit
deri te zemra,
dhe leje apo merrje dicka,

e bliri rritej e rritej.
Strehohesha nën te,
kur dielli piqte si saq
a shiu regetinte si i marre.

E kur ra edhe bora e pare,
u nderthuren rremat
e u banën streh.
As stina e tret s'me deboi
te largohem nga ketu.

Ore...
Mbase qendroj
lendinave te gabuara,
qe nuk mbrrive asnjiher,
sa e sa here jam qortuar ?!

Por nji flakze e hajthme
me mbajti te perhumbun,
në nji përralle,
se endrruari kalorsin
tek sfidon eren,
e shkel permbi gjethet e arta.

Me trokthin e bardh
duhet ti kesh kthyer
kuisjet e ererave
ne kang pritjeje
e në shpres lumnije.

Sa herë kam klithur
mbi horizonitin e thatë,
e malli kthehej
ne jehon bjeshkesh,

e une betohesha se
se zani i zemrës
ka mbrri te ty.

Tani kam mesuar se
mekati qenka me i rand
kur bie mbi veten.

E shperndaja gjithkahë
si egjer të keqe,
e kurr fara nuk i humbiste.

Tani kot do te thoje
se skam as per cfar endrroi.
edhe flakzen e dritsyrit sikur t'a fikje.

Tani jam këtu veq për ne,
se kam nji arsye te fort,te qendroi
deri në fundin e te gjitha fundeve.

E ne coft e thanun
kurr te mos vish,
ne nji hulli shpirti,
ti kahere ke mbrri.

Dhe që atehere mbetur ke,
ngujuar në nji bulzë gjaku
nëpër damar.


Melodi




Krejt rastesisht,
do të binte nji rreze dielli
ne shtratë te shpirtit,
tek rrinim, pa me te voglin kujdes.

E do te lindte nji stine
me flladin e vet te vecant
qe falte dicka me shume
se pranvera vet.

E lastarët shperthenin trupit
e na lidhnin paverejtshem.
Si do të dija tu vija emër
mes dy tempujsh aq te shejt ?!.

Por me s'do te shiheshim njejt.
Ne sy e ne pasqyre, atëbot
do te shiheshim me drojte.

Saher u matëm
ne mes te ures se gurit,
e asnjihere s'deshiruam mjaftueshëm
te iknim.

Se u njohem ne te gjitha
menyrat e mundshme,
e secila na e mbushte plot
poqen e mangesive.

Të derdhen poqet!
Më mos u mat.
Le t'njisohen ujnat burimit më t'gjate.
E lendines se prillit
kurr melodia mos i mejt.



Heshtje

U gëlltiten tana yjet e netve t'ikuna...
Vec ftyra e qelibartë mejtohet e heshtun
në bregë të natës...

Perpiqu...
edhe kur nuk mundesh ma.
Se ai qe do, ka sfiduar gjysmen e betejes.

Sic shpirtin perthekove atebote - mbroje !
E si rrapllimen e zemrës
gjetur udhes përtej sysh.

E mba mend,
se si u hapen portat e shpelles
veq me nji rapllim qerpikesh ?

Verbuar
shkelqime kristalesh
te moqme sa historia.
Kurr dielli su kishte ra.

Loznim nepër drite e ngjyra
si vet te shejtit.

Secili e dim c'u mendua asaj dite.
Yhaa ! Sa regëtima e zemrës
depertoi veshtrimesh.

E vetmeja udhe
qe na lidhte e ndante pameshirshem,
ishte madheshtia e cdo mengjesi.

Ehuu! Me smjaftokan vetëm andrrat.
Tani u rritem.Sa afert
e sa pambrrijtshëm vështrohemi.
Vec deshirat rrembehen
shtegut ndermjet sysh.