mandag 8. februar 2010

Sa rrallë...
sa rrallë e nis era valën.
E sa pritje e gjatë, derisa zen koha bregun.

Koha - ai casti i shkurt që mjafton,
aq sa te katrrithet shkëmbit stoik
e vrapet prapthi në gji te detit.

Sa shpejt nemitet si një delfin i bardhë
për mos t'na ngopur kurr...
kurr mos t'na frenoi kërkimit
të nji fati të falun zotnash
që aq gjatë na harron.

Ah ! Casti - ky casti i shkurt
që tinzisht më përhumb vegimeve te gjata.

Sa shpesh më shkëput
prej degës së trishtimit si nji gjethë të lodhur
mbi rehatin e frymës tënde të blertë,
t'më pushoje si nji fluture në lulën e rigjetur.

Nëpër cilën zone mugëtire do duhej te depertoje
t'më zgjoje me nji prekje gishtrinjelehte
nga kjo atmosfere vegimore.

Mbase dhe do mbrrija nji cep qielli,
që pastaj të ta falja nji kaltri deti të tërë
në nji bulzë të vetme loti kaq të kthjellët
sa shenjtëria vet.




Ingen kommentarer:

Legg inn en kommentar